Mario Mandzukic do të largohet nga Juventusi në merkaton e janarit.
Sulmuesi kroat do t’i japë lamtumirën Juventusit pas 4 sezonesh e gjysmë, pasi këtë sezon ka mbetur jashtë skuadre dhe nuk po luan dot thuajse asnjë minutë me bardhezinjtë.
Kështu, zgjidhja e vetme ka mbetur largimi dhe pritet që gjatë ditëve në vazhdim të zyrtarizohet gjithçka.
Ai pritet të transferohet te Al Duhail, në Katar, ku luan një tjetër ish-juventin, Mehdi Benatia, ndërkohë që kampionët e Italisë pritet të arkëtojnë shifrën e 5 milionë eurove nga shitja e lojtarit.
Mario u fotografua dje në Katar, ku kreu dhe kaloi vizitat mjekësore me Al Duhail dhe tashmë pritet të zyrtarizohet nga klubi i tij i ri.