Minishengeni Ballkanik/ ‘Rama flet egërsisht sikur të ishte gjallë Millosheviçi’

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.12.2019, 16:41

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka folur në lidhje me Minishengenin Ballkanik, duke iu referuar kështu më së tepërmi Ramës dhe gjuhës së tij që përdori ndaj institucioneve dhe liderëve të Kosovës.

Pasi e quajti Haradinajn të paditur dhe gënjeshtar, shumë e kanë kryqëzuar Ramën për fjalët e tij.

Ndërkohë, Vasili tha se askush më parë nuk ka guxuar nga liderët shqiptarë të flasë me një gjuhë të tillë ndaj Kosovës dhe kjo është një ditë e zezë për Ramën.

Më tutje, Vasili theksoi se duhet të kishim monitorim ditë pas dite se çfarë ka bërë qeveria për të plotësuar kushtet e vendosura.

Ai e ka cilësuar gjuhën e Ramës të njëjtë me atë të Millosheviçit.

"Kurse ne kemi një kryeministër që flet egërsisht sikur të ishte gjallë Millosheviçi. Ky harron që marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën shkon dhe përtej politikës. Askush nuk ka guxuar më parë të përdorë një gjuhë të tillë ndaj Kosovës. Gjitha këta burra kanë qenë të kujdesshëm ndaj Kosovës", tha Vasili.

Vasili tha për Syri.tv se:

Ne çfarë do marrim? Do të marrim nga standardet oligarkëve ballkanikë apo na interesojnë standardet ekonomike që hapin mundësi dhe perspektiva evropiane. Dhe kjo pse? Sepse Edi Rama do të mbajë pushtetin me një grusht oligarkësh në një qeverisje të kalbur. Kanë kaluar 2 muaj e gjysmë që nga koha kur morëm përgjigje negative për hapjen e negociatave. Ne duhet të kishim monitorim ditë pas dite se çfarë ka bërë qeveria për të plotësuar kushtet e vendosura. Mjafton këtu tju kujtoj liberalizimin e vizave. Ndërkohë që Shqipëria kishte një sfidë madhore liberalizimin e vizave, po ama që të arrihej kjo liri ishin 2200 pyetje, kishte një monitorim të përditshëm nga qeveria dhe një mobilizim mbarëqytetarë dhe si përfundim liberalizimi i vizave u fitua. Sot media nuk raporton dot se çfarë ka ndodhur më frontin evropian dhe çfarë ka bërë qeveria. Ç’lajm të mirë ka prodhuar Shqipëria në këto dy muaj. Ne nuk duam të integrohemi në Minishengenin e tre vendeve por në Evropë. I dërguari i Presidentit Trump për dialogun serb në Kosovë, tha se nuk mund të ketë një projekt pa Kosovën. Kurse ne kemi një kryeministër që flet egërsisht sikur të ishte gjallë Millosheviçi. Ky harron që marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën shkon dhe përtej politikës. Askush nuk ka guxuar më parë të përdorë një gjuhë të tillë ndaj Kosovës. Gjitha këta burra kanë qenë të kujdesshëm ndaj Kosovës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit