Një banor i fshatit Mërqi në Krujë ka bërë një denoncim të një rasti në Ora News, në lidhje me vlerësuesit që po merren me inspektimin e banesave të dëmtuar nga tërmeti.
Në denoncim thuhet qartë se vlerësuesi i banesës së banorit, ka shkuar i pirë për të bërë punën e dhënë.
Ai ka bërë me dije se vlerësuesi është tallur me të duke i thënë se ka folur ai me tërmetin kur ka rënë.
Banori tha për Ora News
Prej gati një muaji tashmë familja e Mark Troksit jeton në një çadër në oborrin e banesës ku nuk besojnë të futen brenda.
Por siç tregojnë, nata mes të dielës e të hënës ishte ndër më të vështirat për shkak të reshjeve të shiut dhe daljes nga shtrati të Lumit Ishëm.
Skandalet pas tërmeti, komisioneri i dehur tallet me banorin: Flas unë me Tërmetin on Vidnews.