“Dyshime për një kontratë abuzive”, flet mjeku Artan Koni: Koncesioni i sterilizimin kosto 80 herë më të lartë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.12.2019, 15:48

Kirurgu i njohur Artan Koni, një prej përfaqësuesve të “Nismës Thurje” që sot ka dorëzuar në Gjykatë një padi për koncesionin e sterilizimit ka shpjeguar për News24, në rubrikën “Opinion” dyshimet mbi një kontratë abuzive.

Ai deklaroi se padia ka marrë shkas nga kostot financiare të koncesionit të sterilizimit.

Sipas Konit, qytetarëve iu kushtonte 2.3 euro sterilizimi ndërsa sot është dhjetëfishuar.

Ai shprehet se prokuroria duhet të vërtetojë nëse këto dyshime përkthehen në fajtorë realë.

Koni deklaroi:

Jemi nisur si fillim nga kostot financiare. Të thuash që sterilizimi kushton mesatarisht 190 euro dhe mjekët e kanë rrogën sa sterilizimi i dy mjeteve kirurgjikale kjo nuk bën sens. Pse lindi nevoja që një shërbim i cili kryhej shumë mirë në spitalet shtetërore t’i jepej me koncesion privatet. Pse do jepej me koncesion kur mund të jepej me tender. Janë disa pika që të bëjnë të lindin dyshime. I mbetet prokurorisë ta vërtetojë këtë fakt. Nëse këto dyshime përkthehen në fajtorë realë ata të shkojnë para drejtësisë, ky është thelbi. Nuk është një padi ndaj një personi të caktuar. Është një dyshim që kemi ne si qytetarë. Ky është një dyshim për një kontratë abuzive, për një koncesion abuziv. I mbetet Prokurorisë së Posaçme ta hetojë e vërtetojë. Kjo doli kur lexuam raportin e KLSH-së në vitin 2018. Në faqen 22 thotë se në Spitalin e Traumës janë paguar 32 mijë euro më shumë energji elektrike sepse këtë energji elektrike e ka shpenzuar vetë koncesionari. Kur e shpenzon vetë koncesionari pse nuk e paguan vetë energjinë elektrike kur paguhet nga shteti? Shërbimi i koncesionarit sa i përket cilësisë ka qenë pak a shumë siç ishte më përpara. Pra si cilësi është pak a shumë e njëjta me disa përmirësime të vogla ndërsa me kosto gati 80 herë më e madhe”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit