Kreu i partisë nacionaliste maqedonase kërcënohet se nëse vjen në pushtet do ta kthejë emrin e vjetër të Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.12.2019, 15:57

Partia nacionaliste VMRO-DPMNE, prijëse e ish qeverisjes së kaluar, vazhdon kategorikisht ta hedhë poshtë Marrëveshjen e Prespës. Marrëveshje kjo që i dha Republikës së Maqedonisë së Veriut dritë jeshile për anëtarësim në NATO, dhe ia ndërroi emrin kushtetues shtetit.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në emisionin “Brifing i mëngjesit” deklaroi se me shumicë prej dy të tretave në Parlamentin do ta shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës.

“Me shumicë prej dy të tretave në parlament, e shfuqizojmë Marrëveshjen e Prespës”, tha Mickoski për “Brifingun e mëngjesit”.

Nga ana tjetër kryeministri i RMV-së Zoran Zaev në lidhje me deklaratën e Mickovskit ka thënë se mu për këtë arsye, Mickovski nuk do të vijë në pushtet.

“Unë nuk dyshoj se VMRO-DPMNE nëse futet në Qeveri do ta anulojë marrëveshjen, do të bëjnë gjithçka që ta anulojnë marrëveshjen, por njëkohësisht duhet t’u tregojë me nder qytetarëve se kjo do të na kthejë prapa, jashtë prej BE-së dhe NATO-s, të mos flasë se do të na grindin prapë me fqinjët, si do të ndikojë kjo te ekonomia, si do të ndikojë mbi të gjithë rajonin. Nëse një kryeministër, kushdoqoftë, nuk e përdor emrin kushtetues të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, duhet ta dijë se çfarë pason, edhe ai edhe qytetarët, kjo nënkupton zemërim përmes një vetoje të re, do të jemi përsëri të bllokuar dhe përsëri do të presim 15 vite si kandidatë, duhet të presim që përsëri të vjen dikush e t’i kthejë punën në normalitet”, ka deklaruar Zaev.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit