Prokuroria Themelore Publike e qytetit të Manastirit ka sjellë vendim për nisjen e procedurës hetimore kundër një personi të moshës 58 vjeçare, i dyshuar për dhunë seksuale ndaj fëmijës 13 vjeçar.
I dyshuari shumë herë gjatë vitit 2019 në shtëpinë familjare në Manastir ka kryer veprime seksuale ndaj tre fëmijëve të tij, të cilët i përkasin moshës 13, 8 dhe 6 vjeç.
Prokurori publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore-Manastir ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit.
Gjykata ka pranuar propozimin dhe personit në fjalë i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditorë.