Një automjet është djegur në lagjen "Pavarësia" në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në një bllok banimi, ku makina ishte e parkuar mes pallateve.
Automjet i cili ka marrë flakë është një Renault Clio. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po kryen verifikimet.
Dyshimet paraprake janë për një për shkaqe aksidentale, pasi makina ka marr flakë fillimisht në pjesën e brendshme te saj.