Nuk del dot në diell, njihuni me fëmijën që vuan nga sëmundja e Drakulës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.12.2019, 12:23

Një 12 vjeçar u zbulua se ka një sëmundje të rrallë gjaku, të njohur si “sëmundja e Drakulës”. Djali gjithë jetën i ishte frikësuar diellit, sepse ndihej keq kur ekspozohej në rrezet e tij.

Xiao Luo, pseudonimi me të cilin i referohen mediat, përjetonte dhimbje të forta, fryrje dhe djegie që momentin që dilte në diell. Gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm këtë vit, kur këto simptoma nisën të shoqëroheshin edhe me gjak nga hundët, sytë dhe goja.

Nëna e fëmijës drejtoi një apel të dëshpëruar për ndihmë sepse situata e tij ishte rënduar së tepërmi. Në fund, pas një serie analizash, u pa se djali vuante nga Porphyrias, sëmundja nga e cila mendohet se mund ta ketë gjenezën e saj legjenda e vampirëve.

Xiao Luo dhe familja e tij jetojnë në qytetin e Panzhihua, në Kinën jug-perëndimore. E ëma, Tang Guiju, rrëfen se simptomat nisën t’i shfaqen që në moshë të vogël, por mjekët thoshin se ishte një sëmundje lëkure.

Qershorin e këtij viti, nisi të kishte dhimbje të forta stomaku e të villte gjak, kështu që iu desh të linte shkollën e të shtrohej në spital. Gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Djalit i është dëmtuar mëlçia e ka dhe infeksion në mushkëri, ndërsa i ka rënë ndjeshëm dhe niveli i rruazave të kuqe në gjak. Tani që u mësua se çfarë sëmundjeje ka, shpresat janë të mëdha se do të arrijë të shërohet.

***

Burim: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit