Një vajzë e moshës 24 vjeçare vendosi të ndryshojë tërësisht mënyrën e të jetuarit. Ajo u nda nga i dashuri dhe la punën, për të nisur një udhëtim rreth botës me qenin e saj të dashur dhe një furgon.
Sydney Ferbrache, nga Indianapolis, në Indiana, SHBA, u frymëzua për të bërë këtë jetë të re pasi pa në internet fotot e një vajze, e cila po udhëtonte dhe po shëtiste gjithë botën me furgon. Në vend që të bënte një jetë si gjithë të tjerët, vajza i kërkoi të dashurit të bashkoheshin në aventurë.
Sydney tregon se kishin të dy (ajo dhe i dashuri), një jetë shumë të mjerushme. Bashkë bënin rreth 70-80 orë pune në ditë. Vajza vendosi të blinte një furgon tip Mercedes Benz, i cili kushtoi rreth 18 mijë dollarë. Ajo shpenzoi edhe shumë para të tjera që ta kthente këtë furgon në një mjet me të cilin mund të udhëtoje lehtësisht.
Sydney dhe i dashuri i saj nisën këtë aventurë në shtator të vitit 2017, por shumë shpejt ajo e kuptoi se i dashuri nuk bënte për këtë punë. ajo vendosi të “arrinte yjet” e vetme, pa shoqërinë e tij, por gjithmonë nën miqësinë e qenit besnik.
E reja ka udhëtuar deri më tani në 20 shtete të ndryshme, gjithmonë me furgon. Për të udhëtimi është kthyer në një mënyrë jetese dhe duke përdorur rrjetet sociale, vajz aka mundur të përfitojë nga marketingu dixhital e të fitojë të ardhura.
***
Burim: Unilad|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania