Tha se harxhonte 200 mije lekë në ditë, ç’ndodhi më kartat dhe makinën e sekuestruar të Kejvinës?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.12.2019, 10:25

Kejvina Kthella është modelja shqiptare, e cila ka deklaruar se harxhonte diku tek 100-200 mijë lekë të vjetra çdo ditë. Ajo e ka bërë këtë deklaratë gjatë një interviste në TCH, ndërsa krejt ndryshe është shprehur për “Thumb On”.

Ajo ka deklaruar se nuk është e vërtetë që shpenzon aq para çdo ditë dhe se atë deklaratë e ka dhënë pasi ka qenë e mërzitur dhe e ka ekzagjeruar çdo gjë. Madje, sipas vajzës, ka ditë që ajo harxhon edhe vetëm 300 lekë, sa për cigaret.

Kejvina bën me dije se ushqehet në shtëpi, e jo nëpër restorante, për të mos harxhuar.

Ajo ka thënë:

Ia kam futur kot, atë ditë isha e mërzitur. Doja të ekzagjeroja çdo gjë dhe e ekzagjerova. Sot kam harxhuar vetëm 300 lekë sa për një paketë cigare. Edhe bukën e ha në shtëpi që të mos harxhoj lekë”.

Risultato immagini per kejvina kthella"

Në nëntor të këtij viti, Gjykata e Krimeve të Rënda i ka sekuestruar modeles Kejvina Kthella makinën, llogarinë bankare dhe celularin. Sekuestrimi u bë për llogari të hetimit lidhur me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arian Ndoj.

Pak ditë më vonë me kërkesë të modeles Gjykata i ktheu vetëm celularin.

E pyetur në lidhje me këtë çështje, ajo u shpreh:

Në shtëpinë time e kam akoma shyqyr zotit dhe do e kem gjithmonë sepse unë nuk kam lidhje me asgjë. Fati im i keq është që unë njihem dhe e kanë përdorur emrin tim në shumë raste. Kartat i kam, makinën e kam në emrin tim dhe është blerë nga banka ime. Me duket banale të flas për sendet e mia dhe jetën private. Kam qejf që njerëzit të më njohin si Kejvina".

Kejvina Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit