Lazio fitoi mbrëmjen e djeshme Superkupën e Italisë, teksa fitoi në finale ndaj Juventusit, me rezultatin 1-3.
Ekipi i drejtuar nga Inzagi mposhti bardhezinjtë për të dytën herë brenda pak ditëve, por këtë herë humbja hidhëroi jo pak “Zonjën”, që pa një trofe t’i ikte nga duart.
Zhgënjimi ishte i madh edhe në sytë e Ronaldos, për të cilin kjo finale e humbur, vinte pas 12 finalëve të fituara radhazi.
Portugezi finalen e fundit e humbi në vitin 2014.
Tre Liga Kampionësh, tre Botërore Klubesh, dy Superkupa Europe, një superkupë në Spanjë, një Supërkupë në Itali dhe Europianin e Ligën e Kombeve me Portugalinë, janë trofetë e portugezit vitet e fundit.
Padyshim që zhgënjimi për Ronaldon ishte i madh, pasi edhe kur mori medaljen e hoqi menjëherë nga qafa, duke treguar se asnjëherë nuk pajtohet me vendin e dytë.