Banorët dhe bizneset e Tiranës do të paguajnë më shumë taksë prone në 2020, trefishim për familjet

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.12.2019, 08:51

Familjarët e Tiranës pritet të paguajnë në total 6.2 milionë euro si taksa për pronën në vitin 2020, sipas parashikimeve në projektbuxhetin e kryeqytetit në vitin 2020.

Në raport me pritshmërinë e këtij viti, kjo shumë që do të paguhet është 3.1 herë më e lartë, raporton monitor.

Në total, përfshirë dhe taksën e pronës që paguhet nga bizneset, Bashkia e Tiranës pritet të arkëtojë në 2020-n rreth 22 milionë euro si taksë mbi pasuritë e paluajtshme, me rritje 42% në raport me pritshmërinë e 2019-s. Në vlerë absolute, bizneset dhe familjet pritet që të paguajnë 6.4 milionë euro më shumë si taksë për pronën.

Kjo rritje vjen si rrjedhojë e ndryshimit të formulës së re mbi bazën e të cilës pritet taksa e pronës, që nuk do të jetë fikse por mbi vlerën (0.05% të vlerës së pronës për banesat e pas ’90).

Kjo formulë e re ka hyrë në fuqi që në prill 2018, por zbatimi i saj është shtyrë për shkak të vështirësive në krijimin e sistemit të të dhënave për regjistrin e pasurive. Ujësjellësi i Tiranës po u kërkon qytetarëve që të bëjnë vetëdeklarimin lidhur me banesën e tyre. Në momentin që qytetari shkon në sportelet e UKT, njoftohet edhe për taksën që duhet të paguajë sipas formulës së re të taksimit.

Në relacionin e bashkisë, thuhet se “Për sa i përket kategorisë së ndërtesave që shfrytëzohen për banim, për shkak të mangësivethelbësore në databazën e Kadastrës Fiskale, që e bënin të pamundur implementimin e taksës mbi bazë të vlerës, Bashkia e Tiranës ka angazhuar agjentin tatimor për të krijuar bazën e të dhënave, në përputhje me rradhën e prioriteteve të përcaktuara në Vendimin nr.132, datë 07.03.2018 “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”.

Agjenti Tatimor, i cili ka krijuar një strukturë të posaçme për përmbushjen e këtij detyrimi, ka marrë masat për plotësimin e bazës së të dhënave për faturimin, bazuar fillimisht në vetdeklarimet e qytetarëve pranë zyrave të agjentit tatimor, duke lënë edhe nje afat brenda të cilit do të bëheshin këto deklarime. Për familjet që nuk kanë vetdeklaruar brenda afatit të vendosur, faturimi do të bazohet në piken 2.1, të nenit nr.2 të Vendimin nr.132, datë 07.03.2018, në sipërfaqjen e prezumuar, deri në momentin e deklarimit të të dhënave të sakta të pasurisë”.

Sipas Bashkisë, në bazë të afateve të vendosura, aplikimi i taksës sipas sistemit mbi bazë vlere, do të fillojë në dhjetor 2019 , kur do te faturohet detyrimi për muajin nëntor 2019. Në fakt, familjeve dhe bizneseve u ka shkuar tashmë në faturën e ujit taksa e rritur e pronës.

Edhe në vitet në vijim, subjektet tregtare dhe familjet pritet të paguajnë rreth 22 milionë euro në vit si taksë pronë

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit