Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Greqi.
Mediat fqinje raportojnë se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një zonë të pyllëzuar në Pella.
Mesohet se makina me të cilën ai po udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.
Viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u gjet nga vëllai i tij, i cili më pas njoftoi edhe policinë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.