Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës që lamë pas në Kolonjë, në aksin Fier-Lushnje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:25.
Siç mësohet paraprakisht, një 31-vjeçar me iniciale Z.H. drejtonte një automjet tip Land Rover që ka dalë nga rruga. Në automjet, bashkë me Z.H., udhëtonte si pasagjer edhe 28-vjeçari M.R.
Sipas Policisë, aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e lartë me të cilën qarkullonte mjeti Land Rover. Në aksident humbi jetën pasagjeri M.R. 28 vjeç dhe u plagos rëndë drejtuesi i mjetit, Z.H.31 vjeç.
Ky i fundit u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Rrethrrotullimi i Kolonjës është një nyjë e zezë për jetët që janë humbur aty dhe asnjë masë nuk është marrë deri tani nga Policia.
Më poshtë gjeni pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti.