Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.
Fillimisht u raportua për një të vdekur, ndërsa ka ndërruar jetë edhe personi që fillimisht mbeti i plagosur nga aksidenti. Mësohet se ka ndërruar jetë në spitali edhe 56-vjeçari Fatos Qosa.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Shirgjan, ku një makinë përplasi një motorçikletë. Qosa ishte pasagjer në motoçikletën e aksidentuar.
Në vendngjarje humbi jetën edhe drejtuesi i motoçikletës, 35-vjeçari Ervis Driza.