Reshjet e shumta të shiut shkaktuan përmbytje dhe dëme të shumta ditën e sotme jo vetëm në kryeqytet, por edhe në shumë vende të tjera.
Ndërkohë, raportohet se sot kanë pasur defekt në linjën e tensionit të lartë Fierzë – Fushë Arrëz.
Pikërisht për këtë arsye, bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz kanë mbetur pa drita ditën e sotme.
Ndërkaq, vështirësi qarkullimi ka në aksin Vau Dejës-Pukë.
Bëhet me dije se në afërsi të Kthesës së Komanit janë shembur gurë.
Gurët e rënë, rrezik për qarkullimin e mjeteve në këtë aks. Gurët janë shembur në afërsi të Qafës së Laqit.