Këngëtarët e njohur, Big Basta dhe Vesa Luma kanë reaguar në lidhje me 'Minishengenin Ballkanik', të cilët mesa duket i paska prekur edhe ata kjo çështje.
Ata kanë postuar një foto së bashku në rrjetin social 'Instagram', ku shihen duke u puthur dhe me këtë postim, çifti shpërndan një mesazh shumë të fortë.
Ata shkruajnë: 'Kush po mundohet me nda Kosovën dhe Shqipnin-ju përshëndesim ngrohtësisht'.
Shumë artistë kanë reaguar dhe kanë shpërthyer ndaj këtij 'Minishengeni', ku një ndër ta ishte edhe Stresi.
Nga ana tjetër, kujtojmë që Vuçiç dhe Zaev ishin në Tiranë dy ditë më parë në kuadër të Samitit të tretë, ku presidenti i Serbisë u prit me protesta të shumtë.