Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me përplasjet mes aktorit Laert Vasilit dhe aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Ai ka shkruar në rrjetin social 'Facebook' një status, ku ka ironizuar bashkinë edhe aktorin Vasili, i cili shpërndau foto nga spitali teksa pretendonte se ishte dhunuar.
Manjani thekson se mesa duket bashkia ka lëshuar një qen natës, që gris posterat te Teatri.
Manjani shkruan:
Kot thamë që qeveria nuk ka qen! I lëshon natën te Teatri për të grisur afishet. Meriton dekoratë dhe jo qafore ortopedike fallco në krevat spitali, ku as këmbët nuk i shtrin si çdo i sëmurë tjetër. Dekoratën "qen i rilindur", për kontribut të spikatur provokues dhe që ja shpif publikut. Këtë dekoratë e jep Bashkia. Çfarë pizevengësh!
Ndërkohë, edhe Aleanca reagoi, ku përgënjestron fjalët dhe deklaratat e Vasilit.