“Të q*fsha motrën”/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Laert Vasili ka manipuluar videon, nuk e kemi dhunuar

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.12.2019, 21:03

'Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit' ka reaguar pas pretendimit të aktorit, Laert Vasili, se është dhunuar nga pjestarë të kësaj aleance. Përmes një deklarate ata kanë mohuar që të ketë sulmuar fizikisht aktorin Laert Vasili, dhe shprehen se e vetmja gjë që kanë bërë është e kanë mbajtur me forcë për t'ia dorëzuar autoriteteve.

Aleanca shprehet gjithashtu, se e gjitha është një inskenim nga ana e Vasilit, i cili i ka provokuar dy herë duke grisur posterat dhe për këtë shprehen se ka dëshmitar dhe pamje filmike.

Ndër të tjera, duke u ndalur tek videoja që ka publikuar aktori, Aleanca sqaron se ajo nuk është publikuar e plotë, por është modifikuar nga Vasili që të duket si një sulm ndaj tij, me qëllim prishjen e imazhit të Aleancës.

Aleanca ka publikuar disa foto, sipas së cilëve ilustrojnë në rend kronologjik vandalizmin e datës 19 dhe datës 21 nga Laert Vasili.

Deklarata e plotë

Drejtuar: Autoriteteve që garantojnë Rendin Publik, mediave, publikut të gjerë:

Të dashur miq e mbështetës, në pamundësi për t’iu afruar godinës së Teatrit Kombëtar dhe atij Kombëtar-Eksperimental, pushteti po kërkon pretekst pas preteksti për të gjetur arsye që të godasë individualisht me manovra të inskenuara gjithsecilin prej aktivistëve të Aleancës, në mënyrë që t’i hapin rrugë ndërhyrjes së policisë në Teatër, aty ku pas 24 Korrikut, janë luajtur mbi 50 shfaqje dhe ku po bëjnë vizitë rregullisht trupat teatrore më të mira europiane.

Pikërisht kur aktivistët e Aleancës po përcillnin trupën teatrore austriake pas përfundimit të shfaqjes “Acar” që ata dhanë në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, një i ashtuquajtur aktor, për të cilin na ishte sinjalizuar se në orët e para të datës 20 Dhjetor, kishte grisur posterat e ekspozitës së Avni Delvinës të ngjitur në hyrjen e teatrit, vjen për herë të dytë më 22 dhjetor rreth orës 2.00 të natës për të shklyer me duar banderolën e Aleancës, kumtin tonë të protestës “Monument Kulture, Mbrohet nga Populli”.

Aktori për identitetin e të cilit nuk ka më asnjë dyshim, pasi dje e zumë gafil dhe me kameran ndezur, quhet Laert Vasili. Ai filloi të provokojë duke thirrur me emër kolegë, aktorë, duke u improvizuar me lojë të shëmtuar aktoriale si viktimë dhe i dhunuar. Autorësinë e tij tani e kemi të konfirmuar për të dyja rastet: në datë 20 ai është parë nga roja e godinës dhe një nga aktivistët, dhe mbrëmë është zënë gafil.

Theksojmë se autori në fjalë i kapur gafil në akt vandalizmi, nuk është dhunuar, por është tentuar të mbahet aty, për t’ia dorëzuar forcave të policë.

E gjitha kjo është e dokumentuar me video, ndërkohë që videoja e autorit të vandalizmit është e prerë, sepse mesa duket i ka dalë jashtë skenarit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e dënon këtë akt të shëmtuar provokimi dhe vandalizmi nga dikush që “rastësisht”, brenda tri netësh i ra rruga te sheshi i Teatrit, kur në dy vite nuk është dukur ndonjëherë.

Ky akt nuk është fare i izoluar, por është pjesë e një fushate e mirëmenduar për të shpikur pretekste me qëllim goditjen e secilit prej aktivistëve të Aleancës dhe ngritjen e skenarëve për të futur policë në Teatër.

U bëjmë thirrje autoriteteve të reagojnë me urgjencë. Autorin e kanë parë disa persona në flagrancë e sipër, akti i vandalizmit është i përsëritur, rojet e sigurisë së godinës kane patur kontakt direkt me të, dhe aty ka me dhjetëra kamera sigurie që e vërtetojnë versionin tonë.

Të gjithë materialet tona filmike i vëmë në dispozicion të autoriteteve, për të sqaruar gjithçka.

Vigjilenca jonë 2-vjeçare në mbrotje të Teatrit na ka stërvitur mirë që mos të biem pre e provokimeve të rëndomta.

U bëjmë thirrje mediave që të mos vënë tituj bombastikë për të shtuar klikimet, por të tregojnë profesionalizëm në administrimin e fakteve, ushqyer nga disa burime : 1. Aktet e vandalizmit janë të provuara nga disa burime, autori dihet me siguri. 2. Provokimi erdhi nga jashtë, në mënyrë të qëllimshme. 3. Autori nuk është dhunuar, por i është dorëzuar forcave të policisë.

Për këtë të vërtetë si njerëz të angazhuar në këtë kauzë, ku qytetarët kanë sytë dhe zemrën, mbajmë pergjegjësi të plotë. Ne nuk e tradhëtojmë besimin e tyre

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit