‘Veprimet e Ramës janë anti-kombëtare, Minishengeni pa Kosovën nxit konflikte’

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.12.2019, 19:58

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka reaguar në lidhje me 'Minishengenin Ballkanik', të cilën e konsideron se nxitës konfliktesh.

Gjatë një interviste në Vizion Plus, ai theksoi se Rama dhe rilindja në vend t’i jepnin përgjigjen e merituar Vuçiçit për masakrën e Reçakut, sulmuan liderët e Kosovës.

Gjithashtu, Braimllari nënvizoi faktin se veprimet e Ramës janë anti-kombëtare dhe aspak në shërbim të vendin dhe rajonit.

Së fundmi, ish-deputeti theksoi se përpjekje të tilla shkojnë kundër interesave të BE-së dhe SHBA-së.

Braimllari tha:

Mini shengeni Ballkanik pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është një sipërmarrje e gabuar e cila nxit konflikt. Është e pafalshme nga ana e qeverisë shqiptare dhe kryeministrit që nuk është konsultuar me qeverinë e Kosovës për këtë sipërmarrje e cila në këto kushte rëndon drejtpërdrejt mbi interesin e Kosovës. Veprimet e kryeministrit janë anti-kombëtare dhe aspak në shërbim të një kauze e cila sjell mirëqenie ekonomike dhe stabilitet për vendin por dhe për rajonin sepse ky takim është bërë në kushtet e mungesës së transparencës. Sidomos pas komunikimit të Vuçiç për ta quajtur trillim dhe duke fyer viktimat e pafajshme të masakrës së Reçakut, Edi Rama qeveria Shqiptare sot duhet t’i kishin dhënë përgjigjen e merituar duke mos e zhvilluar një takim të tillë në Shqipëri. Përpjekje të tilla të cilat nuk kanë të bëjnë me stabilitetin e vendit dhe të rajonit sepse po të ishte ndryshe në tavolinë do ishte dhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor shkon kundër interesave të Bashkimit Europian dhe të partnerit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit