Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar, i cili fatmirësisht u bashkua me familjen e tij pas shumë vitesh qëndrim në kampin kurd të Al Hoël. Historia e Alvinit preku zemrat e gjithë shqiptarëve, për faktin se emocionet deri në rikthimin e tij pranë babait dhe motrave ishin të mëdha.
Pas bashkimit me familjen 11-vjeçari iu nënshtrua një operacioni, që synonte përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Sikurse tregon doktoresha që ndoqi kurimin e tij që brenda kampit e më pas jashtë tij, Avin e ka kryer ndërhyrjen dhe tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në foto që doktoresha Janis Jackson Hayes ka publikuar në rrjetin social facebook, Alvin duket me paterica në duar, por i qeshur, në praninë e babait, Afrim Berisha.