Paralajmërohen masa të ashpra, nga ana e Lëvizjes anti-bixhoz, nëse propozim ligji për lojërat e fatit vazhdon të zvarritet në Kuvend.
Nga aty thonë se nuk do ta tolerojnë neglizhencën institucionale dhe se do të insistojnë me çdo kusht sa më shpejtë të zgjidhet ky ngërç për sa i përket ligjit për lojërat të fatit.
"Nëse vazhdon kjo situatë atëherë hapi i parë do të jetë padëgjushmëria e qytetarëve dhe normal që do të përgatitemi për protesta të ardhshme në qytetin e Shkupit", tha Xhemal Abdiu, Lëvizja Anti-Bixhoz.
Nga Lëvizja sygjerojnë të ndiqet shembulli i Kosovës dhe Shqipërisë ose minimum dislokimin e lojërave të fatit, së paku 3 kilometra nga vendbanimet.