Pasditen e sotme, qyteti i Beratit u pushtua nga moti i keq me rrebeshe shiu dhe me erë të fortë. Stuhia filloi rreth orës 15:30 dhe rrebeshet e shiut vijojnë ende pa u ndërprerë.
I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu ka përmbytur disa nga rrugët kryesore dhe të qytetit,duke vështirësuar lëvizjet jo vetë të automjeteve,por edhe të këmbësorëve në rrugë.
Shumë rrugë janë përmbytur nga uji në disa akse kryesore në qytet,ku më problematike situata paraqitet në aksin Spital-Uznovë, ku uji ka mbuluar edhe trotuarët anësorë të rrugës.
Era e furishme ka rrëzuar edhe disa pisha e pemë në rrugë,duke bllokuar për minuta të tëra qarkullimin në disa akse brenda në qytet. Ndërkohë që rrugët e qytetit janë mbuluar nga uji,pemët e rrëzuara dhe degë pemësh të këputura nga era e fortë.