Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, konkretisht në aksin Elbasan-Cërrik.
Raportohet se një automjet dhe një motor janë përplasur me njëri tjetrin në fshatin Shirgjan.
Mësohet se i lënduar rëndë ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili ka përfunduar në rrugë nga përplasja dhe për pasojë pak çaste më parë humbi jetën.
Ai u dërgua drejt spitalit, mirëpo nuk ia doli dot, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Thuhet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shumta si dhe mungesa e ndriçimit.
E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan është viktima.