Shumë banorë të fshatit Murqin në Krujë vijojnë të jetojnë në çadra në mes të ftohtit të dimrit dhe në kushte totalisht ekstreme.
Mirëpo, një ndër to është edhe familja Vathi, të cilët përbëhen nga 4 anëtarë.
Nëna së bashku me dy fëmijët e saj të mitur bëjnë apel për ndihmë, pasi siç shprehet edhe vetë ajo një ndër vajzat është sëmurë.
Nëna tha:
E zonja e shtëpisë Dila tregon për ABC News se jetesa në çadër është shumë e vështirë si dhe i bëjnë apel shtetit për ndihmë.
Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar rreth 10 banesa në fshatin Murqinë të Krujës, zonë e cila vuan shpesh edhe pasojat e përmbytjes.
Sipas banorëve grupet e verifikimit kanë evidentuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti, por deri më tani asnjë ndihmë nuk u është ofruar.