Kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, këtë vit duket se synon të hyjë në Librin e Rekordeve Guiness. Kështu, në prag të këtyre festave të fundvitit, në Shkup është krijuar pema më e madhe e Vitit të Ri me njerëz.
Pjesëmarrësit vendosën qese plastike në ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe në kokat e tyre. Ata qëndruan në vijat e shënuara paraprakisht me qëllim që të krijonin formën e pemës së Vitit të Ri.
Formimi i kësaj peme është pjesë e programit të qytetit, me rastin e festave të fundvitit. Të gjitha incizimet nga ky manifestim do t’u dërgohen institucioneve përkatëse, të cilat do të vendosin nëse është arritur apo jo rekordi Guinnes.
Për momentin, pema më e madhe e Vitit të Ri, realizuar me njerëz është bërë në Indi, në vitin 2015.