Kohët e fundit, platforma Netflix i ka kushtuar një rëndësi të madhe krijimit të serive dhe filmave origjinale. Filmi i prodhuar sëfundmi në kuadër të Krishtlindjeve, i quajtur “Klaus” është cilësuar si një prej më të mirëve.
Të gjithë e shpenzojmë një kohë të gjatë duke kërkuar një film të mirë për të shikuar, e sidomos ata që posedojmë Netflix. Të gjithë juve që i adhuroni filmat, e sidomos këta për Krishtlindje dhe festat e , u propozojmë të mos të shpenzoni kohë.
Nëse ende nuk e ekni parë “Klaus”, ai është filmi i duhur për ju. Sipas të dhënave, ky film festiv është shikuar për më shumë se 30 milion njerëz në gjithë botën në vetëm muajin e parë pasi që ka dalë në Netflix, duke e bërë kështu filmin origjinal më të shikuar në një platformë televizive.
Filmi që të ngrohë zemrën ka marrë vlerësime të mira nga e gjithë bota. Madje, “Digital Spy”e ka quajtur “Filmi i Krishtëlindjeve që ju duhet për këtë vit”.