Ekziston me të vërtetë syri i keq? Eksperti okult shqiptar jep shpjegimin e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.12.2019, 12:56

Më shumë se një besëtytni, për shekuj me radhë është besuar në një forcë të mbinjerëzores që mund të ndikojë negativisht te njeriu. Pikërisht syri i keq.

Besimet në këtë forcë datojnë që me lindjen e njerëzimit dhe ka të bëjë me lakminë ndaj një vlere të dikujt tjetër, që një individ i caktuar nuk e posedon. Duke e besuar, njerëzit kanë krijuar edhe forma të mbrojtjes nga syri i keq.

I ftuar në “Rreze Dielli”, eksperti i okultit Altin Bogdani thotë se ‘syri i keq’ ekziston dhe shpjegimin e tij e lidh me energjinë e njeriut, që ka fuqinë të ndikojë tek një njeri tjetër.

I pyetur se a ka sens kur nënat thonë ‘më kanë marrë më sysh fëmijën’, ai jep shpjegimin e tij.

Eksperti tregon:

Fëmija është i atashuar me fushën aurike të nënës sepse nëna ka një dashuri shumë të madhe për fëmijën, jo thjesht marrëdhënie afektive materiale, e ka nga zemra, jo dashuri mendore, sepse i ka dhënë jetën dhe ka një dashuri absolute për të. Në këtë kontekst kur nëna del me fëmijën jashtë dhe kur një person tjetër e sheh atë fëmijë që ka ëmbëlsinë, atëherë personi përballë, nga zilia apo lakmia, jo se do të dëmtojë fëmijën, por për të pasur një fëmijë si ai, krijon një imazh që ndikon në fushën aurike të fëmijës. Dhe kur ndikon do të thotë që ka përzierje energjie, dhe kur përzihet energjia fëmija nuk ndihet mirë, sepse fusha aurike e personit që sheh fëmijën nuk përputhet me të nënës së tij.”

Altin Bogdani thotë me siguri se miti se personat që kanë sy në ngjyrë të hirtë ose jeshile ‘marrin më shumë në sysh’, nuk është i vërtetë, ndërkohë që sipas tij ajo që përdoret gjerësisht nga njerëzit, hudhra, është elementi kryesor që mban larg syrin e keq.

Risultato immagini per Altin Bogdani"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit