Luhet në orën 13:00, në Ballsh, ndeshja mes Bylisit dhe Luftëtarit, e vlefshme për javën e 18-të të Superligës shquptare.
Reshjet e dendura të shiut, i kanë rënduar tej mase terrenet ditën e sotme në pjesën më të madhe të stadiumeve në Shqipëri, të cilëve iu mungon edhe insfrastuktura.
Si pasojë e këtyre reshjeve, punëtorët e stadiumit “Adush Muça” në Ballsh, janë detyruar të kthehen pas në kohë, duke vijëzuar fushën me tallash.
Kjo për t’i bërë vijat sa më të dallueshme për gjyqtarët dhe futbollistët.
Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme: