Andi Bushati: Rama po ndjen fundin e palavdishëm, prandaj sillet si sharlatan

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.12.2019, 11:43

Gazetari Andi Bushati në një opinion të tijin është shprehur se kryeministri Edi Rama po ndjen fundin e palavdishëm, prandaj sillet si sharlatan.

Po ashtu ai shprehet se asnjë lider shqiptar i këtyre 30 vjetëve nuk ka qenë kaq i suksesshëm sa të unifikojë kundër vetes të gjithë faktorët politikë dhe mediatikë në Kosovë.

Këtë gjë sipas tij e ka arritur vetëm Rama, i cili është cinik, brutal dhe ironik me të gjithë liderët e Prishtinës, të cilët nuk ka nguruar t’i telendisë nën praninë e Aleksandër Vuçiçit.

Opinioni i plotë:

Asnjë lider shqiptar i këtyre 30 vjetëve nuk ka qenë kaq i suksesshëm sa të unifikojë kundër vetes të gjithë faktorët politikë dhe mediatikë në Kosovë. E ka arritur vetëm Edi Rama. Po aq sa me aktet, po aq edhe me “guximin” për të qenë cinik, brutal dhe ironik me të gjithë liderët e Prishtinës, të cilët nuk ka nguruar t’i telendisë nën praninë e Aleksandër Vuçiçit.

Natyrisht kjo arrogancë prej “derri të kënaqun” ka shkaktuar një valë zemërimi në pjesën tjetër të kombit. Të gjithë një zëri po e etiketojnë si tradhëtar, tregëtar interesash kombëtare, rilindës së Jugosllavisë, fatkeqësi për shqiptarët.

E çuditshme është se me të njëjtën gjuhë po flasin edhe anonimët në rrjetet sociale edhe deputetët e sapo zgjedhur të kuvendit të Kosovës.

Por, shtrirja e gjërë e kësaj mase akuzatorësh nuk do të thotë automatikisht se ata kanë të drejtë.

Në fakt, Edi Rama nuk do as të ringjallë federatën e marshallit Tito, as të shesë ndonjë copë Kosovë, ashtu si koncesionet dhe PPP që shpërndan në Shqipëri, as nuk është i blerë nga Vuçiçi dhe as nuk e kanë rekrutuar shërbimet serbe.

Ai ka tjetër hall dhe këtë e tregojnë më së miri qëndrimet e tij kontradiktore.

A e mbani mend si iu kundërvu fillimisht ministrave të kabinetit të tij, që e kritikuan taksën 100% ndaj produkteve serbe? A e mbani mend si e mbrojti atë plot pathos, athërë kur pozonte së bashku me Ramushin, me duart mbi flamur dhe kur donte të rëmbente skeptrin e përbashkuesit të shqiptarëve?

Po tani e keni dëgjuar ç’thotë? Pretendon se taksa nuk qe një qëllim, por një mjet dhe kur Makron propozoi liberalizimin e vizave, kundrejt pezullimit të saj, ai duhej dëgjuar.

Gënjeshtra është foshnjore dhe piruetat po aq qesharake. Sikur Prishtina e kishte vënë taksën për të negociuar vizat me Francën, dhe jo si kundër përgjigjeve ndaj politikave anti -njohjeve dhe mungesës së reprocitetit nga Sebria që vazhdojnë po njësoj.

Vetëm kjo fabul mjafton për të treguar se Edi Rama nuk ka as qëllime, as ideale dhe as objektiva afatgjata. Ai thjesht kërkon vëmendje dhe protagonizmin si një adoleshente e përdalë, që është e gatshme të përdridhet mbi shtratin me flamur të Ramushit dhe ta tradhëtojë atë menjëherë, sapo i shkel syrin për një fabul më të bukur Makroni.

E njëjta mungesë konsistence dallohet qartë edhe në dy aventurat e fundit në të cilat është bërë pjesë.

I njëjti njeri që mbështeti idenë e ndryshimit të kufijve, të rikthimit të paqes përmes ngritjes së mureve etnike, madje që qe i gatshëm ti kundërvihej edhe kancelares Merkel për një ide që kujtonte se kishte mbështetje amerikane, bëri 180 gradë prapaktheu. Pa varrosur mirë idenë e parë, ai po mbron me mish e me shpirt të kundërtën e saj, pra lëvizjen e lirë, ku muret bien, ku kufijtë shkrihen, ku etnitë relativizohen.

Po përse ai angazhohet në këto pirueta kaq kundërthënëse që e detyrojnë shpesh të përgënjeshtrojë vetveten?

Përgjigjja është e thjeshtë. Sepse Edi Rama është një politikan në fund të ciklit. Ne vendin ku drejton ai tashmë është njëhsuar me një diktator kleptokrat, që punnon vetëm për dhjetë vetë dhe që shtyp pjesën tjetër. Ai është kryeministri i të vetmit shtet europian me parlament dhe pushtet lokal monist. Ai është lideri i një vendi që Europa për t’a pranuar e ka bombarduar me kushte, që nga hetimi i zgjedhjeve të vjedhura e deri tek lufta kundër kriminelëve që nga ngjitur vetë në pushtet.

Edi Rama i di të gjitha këto. Ai e ndjen fundin e vet të palavdishëm. Prandaj ashtu si kumarxhiu i rrënuar që shpreson të ringrihet me kacidhen e fundit, ai po kërkon të luajë me një fabul të re rajonale dhe ndërkombëtare. Pikërisht për këtë, ai herë i bashkohet Ramushit e Hashimit për të unifikuar kombin, herë Vuçiçit për të ndarë Kosovën, apo sërish atij dhe Zaevit për të rrëzuar muret në Ballkan.

Ai nuk ka qëllime dhe aspirata, ai thjeshtë po sillet si një sharlatan që shpreson se e shkuara mund të riblehet duke rishpikur një histori të re. E në këtë kuptim, të gjithë ata që e akuzojnë se është në mision, se është kapur nga Vuçiçi, se do të rindërtojë Jugosllavinë, janë të padrejtë me të. Sepse në thelb ai nuk do t’i shërbejë askujt, thjesht kërkon të shpëtojë vetveten nga fundi i turpshëm që e pret.‘‘

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit