Moti i keq ka sjellë edhe probleme në qarkullimin e mjeteve lundruese. Në portin e Vlorës, ka mundur të akorohet trageti “St Damian”, i nisur nga Brindisi i Italisë, (i cili kishte 150 persona në bord) pas 14 orësh udhëtim mes dallgëve dhe motit të keq.
Deti është me fuqi 8 ballë dhe shpejtësia e erës që fryn nga jugu 18-20 m/s, bëjnë të ditur nga porti i Vlorës.
Udhëtarët pasi zbritën në tokë në orën 08:00, u shprehen se janë torturuar nga udhëtimi i gjatë dhe pritja në radhë e tragetit për t’u akoruar. Ata tregojnë se kanë ndenjur mbi 14 orë në radë.