Mbrëmjen e djeshme është luajtur finalja e Botërorit të Klubeve mes Liverpoolit dhe Flamengos.
Sfida është mbyllur me fitoren minimale të të kuqëve, 1-0, të cilët u shpallën edhe kampionët e botës.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi në barazim pa gola 0-0.
Episodi më i veçantë ishte ai i Roberto Firminos, kur topi i goditur nga braziliani kaloi të gjithë pasqyrën e portës por nuk përfundoi në rrjetë.
Për një moment të gjithë të Liverpooli ishin gati të festonin, por ajo që ndodhi ishte vërtetë për të vënë duart në kokë...