Nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 jetë dhe me mijëra persona kanë mbetur pa një streh ku të fusin kokën, pasi banesat e tyre u shkatërruan.
I tillë është edhe rasti i familjes së Asllan Gjikolës në Thumanë. Ai kishte planifikuar të futej në shtëpinë e re për festat e fundvitit, por fati nuk e deshi kështu.
Asllani punoi 30 vite për të mbledhur paratë që ta ndërtonte, por ai kërkon që banesën e tij trekatëshe ta shembin fare sepse ajo po u rrezikon jetën.
Ai ka thënë:
E ndërtoi me stërmundim të madh, por tani ka vetëm një hall, shtëpia duhet shembur nga specialistët.