Një 4-vjeçar u shpëtua mrekullisht nga babai i tij "hero", pasi një piton rreth gjigand rreth 4.5 metra, u përpoq ta tërhiqte atë.
Evan Thompson ishte po organizonte një festë për shpërnguljen e tij në shtëpinë e re në Aierlie Beach, në Queensland në Australi, kur zvarraniku gjigand sulmoi Klifordin e vogël.
Vogëlushi u kafshua disa herë nga pitoni, por mos të ishte ndërhyrja e shpejtë e babait të tij, do të ishte bërë "vakti" i zvarranikut të frikshëm.
Duke folur për 7 News, Evan tha:
Teksa ndjeu rrezikun që po i kanosej të birit, Evan nuk e mendoi dy herë dhe nxitoi ta shpëtonte.
Ai goditi në kokë disa herë gjarprin. Evan theksoi gjarpri e lëshoi Klifordin pasi ai e goditi.
Mirëpo, pasi e lëshoi fillimisht, gjarpri iu vërsul sërish vogëlushit duke e kafshuar përsëri.
Babai "hero" u shpreh se më pas e kapi gjarprin për nofulle dhe e përkuli aq sa mundi. Pasi kreu këtë veprim, 4-vjeçari mundi t'i shpëtonte gjarprit.
Por, zvarraniku ishte tejet agresiv dhe nisi sërish ta ndiqte nga pas, duke bërë që edhe vetë Evan të kërkonte për ndihmë.
Më pas ai mundi ta vriste gjarprin falë ndihmës së një miku të tij, që fatmirësisht ndodhej aty pranë.
Vogëlushi 4-vjeçar u transportua me urgjencë në Spitalin Mackay, ku mori trajtim mjekësor për plagët që mori nga kafshimi i gjarprit gjigand.
Evan tha se i biri po shërohet shpejt dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Burimi: LAD Bible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania