“Krejt Kosovës mbrapa shpinës i ngule thikën”, Gold AG revoltohet ndaj Ramës: E prite shkaun me muzikë, mjerë për ty!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.12.2019, 22:34

Vizita në Tiranë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të të të ashtuquajturit "Samiti i mini-Shengenit Ballkanik", është shoqëruar me protesta e reagime të ashpra, nga shoqëria civile, politikanë të ndryshëm, por edhe artistë e këngëtarë.

Ndonëse Kosova nuk mori pjesë në këtë takim, kjo gjë s'e ndali kryeministrin Rama që ta çojë deri në fund planin e tij me Vuçiç e Zaev.

Së fundmi, reperi kosovar, Arian Agushi, i njohur ndryshe si Gold AG, ka shkruar disa vargje, me të cilat i drejtohet i revoltuar kryeministrit Rama.

Në poezinë e postuar në rrjetet sociale, reperi shkruan ndër rreshta se Rama, me këtë takim, i nguli thikën pas shpine Kosovës.

Ai i kujton kreut të qeverisë shqiptare, se gjaku i fëmijëve të vrarë në varre nuk ka për t'ja bërë "hallall" këtë pabesi që u bëri shqiptarëve të Kosovës.

Postimi i plotë:

“Edi Ramë o Edi Ramë e prite shkaun në Tiranë, A harrove që Kosova atë Shqipni e thërret nanë.

Edi Ramë i vure pikë e prite shkaun me muzikë, Në këtë natë krejt Kosovës mbrapa shpinës i vure thikë.

Edi Ramë o Edi Ramë athu kush xhepat ti mbushi, Mos mendo se biri shkinës t’do më shumë sesa Ramushi.

Edi Ramë o Edi Ramë mjer Shqipnia e mjerë shteti, Je bo si ai personazhi “Me vlla n’gjyq me baxhanak n’deti”

Edi Ramë mendo pak se ai fëmijët na i vrau n’prag, Shiko kur i flet për dore mos po ta bënë dorën me gjak.

Edi Ramë mjerë për ty Edi Ramë mjerë për ne, Thuj shkavellit kur t’nis himni mos t’çohet n’kam por le t’hin n’dhe.

Edi Ramë o mjekërr bardhë n’pikë t’mëngjesit t’kemi ardhë, Por si duket puna jote po na del bisht me dardhë.

Edi Ramë o Edi Ramë bëj çka dush kur nuk ke marre, POR DIJE QË S’TA BËN HALLALL GJAKU I FMIVE NËPËR VARRE”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit