Mbështetja dhe solidariteti i shqiptarëve të Kosovës ndaj të prekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Durrësit, qoftë me ndihma financiare apo strehim, ka dëshmuar më fuqishëm se kurrë se jemi një popull dhe meritojmë të bashkohemi.
Shqiptarët e Kosovës dhuruan secili kontributin e tyre në bazë të mundësive që kishin, për t'ju ardhur në ndihmë vëllezërve dhe motrave të tyre në këto ditë të vështira.
Një rast i rrallë është edhe i një nëne shqiptare nga Kosova, e cila me veprimin e saj i la të gjithë gojëhapur.
Ajo erdhi së bashku me fëmijën e saj për të dhuruar diçka nga vetja, me aq mundësi sa kishte.
Më pas largoi fëmijën e saj nga karroca dhe e dhuroi atë për të mbijetuarit e tërmetit në Shqipëri.
Por ky nuk ishte rasti i vetëm kur solidariteti kaloi çdo kufi. Prekës ishte edhe rasti i një gruaje nga Podujeva, e cila dhuroi 10 eurot e fundit që i kishin mbetur, por u ndie tmerrësisht keq pasi nuk kishte më tepër që të jepte për të prekurit nga tërmeti.
Një tjetër rast ishte i një qytetari nga Drenasi, i cili ndonëse prindërit e tij po përballeshin me probleme të rënda shëndetësore, nuk mundi të qëndrojë pa dhuruar diçka.
E një i moshuar tjetër, posa e mori pensionin, ndau nga paratë e tij në ndihmë të atyre që ishin në gjendje më të vështirë, shkruan "Express".
Ndërkohë, paratë që një i mitur kishte arritur t’i grumbullonte duke kërkuar lëmoshë gjatë tërë ditës, nuk i çoi në shtëpi.
Ai i dhuroi të gjitha të hollat për t’iu dalë sadopak në ndihmë atyre që mbeten pa kulm mbi kokë.
Ndërkohë, për t’ia kthyer gëzimin një fëmije shqiptar, u përkujdes një bashkëmoshatar i tij nga Kosova.
Në pamundësi për të dhuruar më shumë, ai e dhuroi një gjë të çmuar që e kishte, si kjo lodër…
Kurse këta tre fëmijë të tjerë, i dhuruan të gjitha kursimet e tyre, për t’i ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri.
E ditë më parë vëmendje mori edhe veprimi i kësaj gruaje që vuan nga sëmundja e kancerit.
Ajo nga pensioni i saj ndau 50 euro, ani pse pranoi se ai mezi i mjafton të blejë ilaçe.
Ndryshe, mobilizim për t’i ndihmuar ata që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i së martës në Shqipëri, kishte në të gjitha qytetet e Kosovës.
Shqiptarët e Shqipërisë, nuk mund të gjejnë dot fjalët e duhur për të shprehur mirënjohjen e thellë ndaj vellëzërve dhe motrave tanë nga Kosova, gjë të cilën nuk do ta harrojmë gjer në frymën tonë të fundit.