“Orgji Rilindase”/ Lidhja e Ardian Çelës së OSHEE me oligarkun e preferuar të Ramës Agron Papulin, qokat mavi të PS

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.11.2019, 20:42

S’ka as dyshimin më të vogël që numri i madh i ‘tenderave mavi’ të lëshuara nga institucionet shtetërore gjatë Rilindjes së Ramës, janë dhënë ose në rrethin e ngushtë të KM, ose në mënyrë tërthorazi familjarëve të të afërmve të këtyre personave.

Nëse me një hulumtim të thjeshtë do të hynim në brendësi të këtyre pazareve që mund t’i cilësojmë pa frikë si ‘orgji tenderash’, raporti do të ishte edhe më i frikshëm dhe alarmant se situata në cilën gjendet vendi ynë.

Për ta bërë më të thjeshtë e më të kuptueshme në sytë e publikut që na ndjek, zbërthimin se si funksionon ky rreth i ngushtë drejtorësh të lartë shteti dhe oligarkësh qeveritarë, me siguri që nuk do të kishte më nga ata qytetarë (nuk po përmendim këtu profilet falso në rrjetet sociale), të cilët interpretojnë me naivitet pozicionin e drejtorëve të lartë të shtetit të emëruar nga Rama.

Përmendim këtu një lajm të fundit të publikuar ditën e djeshme nga JOQ Albania, ku drejtori i skandaleve në OSHEE, Ardian Çela "shfrenohej" në një festë në Korçë në shoqërinë e drejtuesve të tjerë të OSHEE, duke kërcyer në ritmet "Bella Ciao", kënga e famshme e serialit të njohur të grabitësve "La Casa de Papel", një këngë që i shkonte fiks për shtat.

ÇELA, ‘EFEDIKOI’ I TENDERAVE

Pak ditë më parë JOQ Albania denoncoi një rast ‘ping-pongu’ tenderimesh ku Çela favorizonte haptazi kompaninë NAZERI 2000, të cilës i janë vjedhur disa herë milionat në Rinas dhe i kishte dhënë kësaj të fundit një tender me vlerë 450 milionë lekësh.

Por historia e ‘tenderave me dorë të rëndë’ i Çelës së OSHEE, vazhdon të peshojë akoma edhe më shumë.

1-I njohur është tenderi abuzues prej 7 miliardë lekësh që fryu Çela për matësat e rinj, kur në fakt kostoja ishte 1 miliardë lekë.

2-Në 25 korrik të vitit 2018 ai i dha një tender me vlerë 684 milionë për kamera përgjimi mikut të Vangjush Dakos. Dhe kështu për t’ia kthyer nderin, Bashkia e Durrësit i jep një tender me vlerë 31 milion lekë, mikut të Çelës dhe Ramës, gruas së oligarkut Agron Papuli, duke e shpallur fituese kompaninë “Classic” me administratore Mirela Papulin, të tenderit për blerje automjetesh për Policinë Bashkiake.

Ajo që ra në sy gjatë takimit “Bashkia që Duam” në Durrës, Çela, ish-nën kryetar bashkie i këtij qyteti, qëndronte pas Ramës... ashtu siç përflitet, i përkëdheluri i gruas së KM, u tha se do t’i jepej posti i kandidatit për Bashkinë e Durrësit, por mesa duket i shërben më shumë Ramës në OSHEE pasi ndajnë pazaret me miqtë e përbashkët oligarkë.

3- Një tjetër vjedhje e denoncuar masivisht ishte edhe ajo e grabitjes së 4 milionëve nga taksat e qytetarëve shqiptarë brenda 24 orësh. Ku u tha se u ble energji nga KESH me 34 euro kilovati dhe më pas u shit me 49 euro.

4-Përgjatë 2 viteve internim të qytetarëve të varfër, të cilët nuk kishin mundësi të paguanin energjinë elektrike dhe u dënuan me burg dhe mbledhjes së kamatëvonesave, Çela arkëtoi 14 miliardë lekë. Në këtë mënyrë sipas ligjit, konsumatori duhej të kompensohej me ulje çmimi, ose t’i transferoheshin buxhetit të shtetit, por asnjëra prej këtyre nuk ndodhi. Ku shkuan milionat e arkëtuara?

Jo vetëm që nuk uli çmimin e energjisë tek konsumatorët, por u linte edhe ‘dhurata’ këtyre të fundit, fatura me vlerë 20 milionë lekë në derën e shtëpisë.

AGRON PAPULI, LIDHJA E ÇELËS ME OLIGARKUN

Agron Papuli, është një prej oligarkëve më të përfolur ne media ditët e fundit, për shkak se i ka lëshuar vilën në pronësi të të shoqes Mirelës, Lulzim Bashës. Gjithmonë në hije, por pronar i shumë kompanive e bizneseve fitimprurëse e tender-fituese në Shqipëri, Papuli është një prej oligarkëve të shumtë që mbajnë lidhje me të dy palët qeveritare.

Rezulton se ky i fundit ka qenë edhe konsull i Republikës së Koresë së Jugut, titull ky që ka ngjallur shumë polemika, pasi kontributi i tij i vetëm, sipas atyre që shkruhen, ishte përfitimi i 18. 5 milionë eurove nga buxhetit i shtetit dhe fuqizimi i sektit të Rilindjes.

Orgjia Rilindase

Janë 127 tendera që i janë dhënë mikut të kryeministrit, Agron Papuli, që prej ditës që qeveris Edi Rama. Duke bërë një llogari të thjeshtë, rezulton se nga buxheti i shtetit për mikun e kryeministrit Agron Papuli, janë dhënë 17.3 milion euro. Kompania “Classic”, në pronësi të Agron Papulit, gjatë vitit 2018 është shpallur fitues në 5 tendera, me vlerë totale rreth 210 milionë lekë (të vjetra), në procedura pa konkurencë.

Në vitet e fundit, nga kompania shtetërore OSHEE, ndër kompanitë e preferuara të Ramës, në pronësi të Agron Papulit kanë përfituar 6 tendera, me vlerë 4.3 milion euro.

Jo vetëm OSHEE, por edhe Policia e Shtetit, i ka dhënë “Classic” të Papulit, një tender me objekt “qira operacionale automjetesh”, 1.8 milion euro.

Sërish OSHEE, sajon një tender emergjence me vlerë 1.1 miliardë lekë, për marrje autoveturash me qira, te kompania “Classic”.

Por së afërmi, në shtator 2019, kompania “Classic” e Agron Papulit ka fituar një tjetër tender nga OSHEE me vlerë rreth 1 miliardë lekë të vjetra, pasi fituesi i garës vendosi që të tërhiqej nga përfitimi.

Por ajo që është interesante në këtë histori është lidhja e bashkëshortes së këtij të fundit me deputetin e PS, Alket Hysenin.

Hyseni, i njohur si ‘gllabëruesi’ i jugut, ai që e çuan me mision dhe luajti me sloganin “KAP Ç’A TË KAPËSH” duke tjetërsuar tokat në Dhërmi, duket se i nxorën bojën në një denoncim, ku përmendej edhe Mirela Papuli për një marrëveshje të stilit Rilindas, ku sërish ishte qytetari ai që mbetej me sytë nga qielli pasi politika dhe oligarkët bashkëpunuan.

JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit