Drejtori i OSHEE-së në Tiranë, Ardian Çela, është një prej emrave më të përfolur për veprimtari të dyshimta në lidhje me tenderave që ka lëshuar në emër të institucionit që ka në drejtim, që ‘fryhen’ me buxhet nga të ardhurat e taksapaguesve shqiptarë.
Pak ditë më parë redaksia e JOQ Albania publikoi një skandal, ku OSHEE shpalli fitues të një tenderi me fond limit prej 450 milionë lekësh kompaninë "Nazeri-2000", që iu vodhën mbi 5 milionë euro në super-grabitjen e ndodhur në Rinas në prill këtij viti.
Ndërkohë sot në mbrëmje, në redaksinë e JOQ Albania mbërriti një video, ku shihej se si Çela "shfrenohej" në një festë në Korçë në shoqërinë e drejtuesëve të tjerë të OSHEE, duke kërcyer në ritmet "Bella Ciao", kënga e famshme e serialit të njohur "La Casa de Papel".
Sigurisht, njeri është dhe ka të drejtë të dëfrehet siç t'i dëshirojë zemra, për këtë s'mund ta gjykojmë. Por kur kjo gjë bëhet me paratë e vjedhura të taksapaguesve shqiptarë, nën shoqërinë e drejtorëve të tjerë të OSHEE-së, dhe nga ana tjetër fukarenjtë burgosen për faturat e papaguara, është paradoksale, e turpshme, jo dinjitoze dhe e neveritshme.
Natyrisht, një këngë e tillë si "Bella Ciao", i shkon së tepërmi për shtat Çelës dhe drejtorëve të tjerë të cilët e kanë "kallur" fare në Korçë, pasi kjo është kënga e hajdutëve tek "La Casa de Papel", e preferuara e tyre. Ndoshta të gjithë grabitësit e hajdutët kanë preferenca dhe shije muzikore të njëjta.
Ajo që duhet theksuar kur sheh Çelën teksa harbohet me lekët e popullit, është talenti i tij në të kërcyer.
Por kur krahason Çelën në delir me lotët e atyre "fukarenjve" të cilët merreshin zvarrë nga policia për t'i hedhur në qeli, vetëm pse se nuk kishin para për të paguar faturat e energjisë elektrike, kupton se shteti është nën pushtetin e hajdutëve e grabitësve me kollare, që përpiqen me çdo mënyrë si e si ta shtypin me këmbë këtë popull, si ta plaçkisin deri në qindarkën e fundit dhe me ato para të dëfrehen, të argëtohen e "shqyhen" së kënaquri, sa të mos dijnë më se ç'të bëjnë tjetër.
Një popull që vuan, dhunohet nga policia, vidhet nga vetë shteti, abuzohet me taksat e tij që ia paguan shtetit për të përmirësuar mirëqënien dhe cilësinë e jetesës, ndërsa politikanët dhe zyrtarët e lartë të institucioneve shtetërore bëjnë "pallë" me lekët e shqiptarëve!