JOQ Albania
Home

Modeli shqiptar e pranon: Kam fryrë buzët, më ngacmojnë dhe meshkujt
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/11/2019 8:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Franci Popoçi është një 20 vjeçar shqiptar, i cili njihet për pozat shumë provokuese në rrjete sociale. Franci tregoi se kur ishte 17 vjeç ka bërë buzët për herë të parë dhe ndërhyrja e dytë ka qenë para dy muajsh.

Modeli u shpreh se nuk e ka aspak problem që i ka rritur buzët dhe se nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët. Ai ka treguar se ka në plan që në vijim të realizojë ndërhyrje të tjera estetike.

Djali u shpreh:

Për momentin me buzët jam shumë mirë. Pas një farë kohe mendoj për pjesën e ballit, detox-it. Personi kur i bën ndërhyrjet i bën që të duket më bukur, nuk i bën për radhë”.

I pyetur nëse e ngacmojnë shumë femrat, Franci deklaroi se të bukurin e ngacmojnë dhe ëngjëjt.

Ai shtoi:

Të bukurin e ngacmojnë dhe engjëjt. Kam pasur ngacmime dhe nga meshkujt pasi kam bërë ndërhyrjet. Edhe pas daljes sime në reklama, ka ngacmime, por jo në atë fazë që të dalë dikush para dhe të thotë që t’i ke bërë buzët dhe kam rënë në dashuri me ty”