Kejsi flet për herë të parë haptazi për tradhtinë e Stresit, paralajmëron divorcin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.11.2019, 10:36

Stresi dhe Keisi janë dy nga personazhet më të përfolur në mediat rozë kohët e fundit për shkak të ndarjes.

Lidhja e tyre u përfol shumë në media që në fillimet e saj dhe në rrugëtimin e gjatë të viteve të fundit.

Në një intervistë të fundit, ai la të nënkuptohej se do të ribashkohej me të dashurën e tij.

Por pak ditë më parë u bë publike një foto ku reperi puthte në faqe një vajzë.

Kjo situatë duket se e ka prekur Keisin, e cila së fundmi ka reaguar nëpërmjet një deklarate në Instastory.

Në një reagim në Instagram, ajo ka shpërthyer duke rrëfyer se është lodhur nga kjo histori dhe se do t'i japë gjithçkaje fund kur të firmosë divorcin.

Ajo ka shkruar:

Nuk e kam menduar asnjëherë se shprehja: “Të tradhtosh një femër të mirë është si të zgjedhësh plehërat para thesarit” do aplikohej mbi mua. Por jeta të jep atë që nuk e pret. Nuk ka rëndësi se sa përpiqem unë që t’i hedh gjërat mbrapa krahëve pa bërë zhurmë, ato gjithmonë do të më dalin para kështu që më në fund do them dhe unë diçka publikisht. Kjo shkon për të gjitha ato vajza që mburren se flenë me burra të martuar, zemër urime ti je një ku*ve. Por ajo çfarë dua të them që të paktën bëhuni të mira në profesionin tuaj dhe mbajeni atë të interesuar për pak më shumë kohë, sepse tani jeni bërë shumë për t’u numëruar. Të paktën prisni firmat.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit