Durim Limaj, djali i Fatmir Limajt, zv.kryeministrit në detyrë të Kosovës, është përfolur shpesh herë në mediat kosovare për shpenzimet luksoze.
Durim Limaj, i cili është edhe këshilltar i lartë politik dhe shef i kabinetit të ministrit në detyrë të MTI-së, Endrit Shala, shfaqet me këtë të fundit duke pozuar para një vaske të mbushur me shishe alkooli shumë të shtrenjta.
Sipas mediave të Kosovës, Ministri i Tregtisë Endrit Shala dhe Durim Limaj, djali i Fatmir Limaj, kanë porositur pije vetëm për një natë që kap shifren e 5000 eurove në një diskotekë në Gjermani. Vetëm për udhëtime jashtë vendit ata kanë ka shpenzuar mbi 32 mijë euro.