Dorina Mema, modelja e njohur e Fitnessit ka rrëfyer së fundmi edhe një detaj të rëndësishëm nga jeta e saj personale.
E ftuar në Ora News, ajo tha se ishte në një lidhje prej 3 vitesh, me një personash që nuk është i njohur në publik.
Duke u ndalur edhe tek jeta seksuale, modelja e njohur tha se për të seksi nuk ishte aq i rëndësishëm sa dashuria familjare.
Pjesë nga intervista
Dorina Mema: Ditët më të bukura nuk janë ato të seksit, nuk është jeta seks. Për mua, seksi është më i shpifuri sepse ngatërron marrëdhëniet njerëzore.
Gazetarja: Kush është gjëja më e bukur për ty?
Dorina Mema: Gjëja më e bukur për mua është dashuria familjare.