Nuk përkujtoi ditëlindjen e të atit, Lori na jep një mësim të mirë me përgjigjen për kritikuesit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.10.2019, 14:29

Ditën e djeshme, nëse do të ishte gjallë, Dritan Hoxha, themeluesi i TCH do të mbushte plotë 51 vjeç. Si për çudinë e disa personave, vajza e tij e madhe, Lori, nuk i kushtoi një postim në rrjetet sociale, sikurse bën çdo vit.

Kjo nuk ka ngelur pa u vënë re nga ndjekësit e saj. Madje, njëri prej tyre ka guxuar dhe i ka komentuar. Personi në fjalë i shkruan Lorit se do ishte bukur nëse e bija do të bënte një dedikim në ditëlindjen e të atit.

Ai shkruan:

Do ishte më bukur se çdo bukuri në këtë botë dhe as nuk do të kishte çmim që të paguhej, një dedikim për atë të cilin jemi të gjithë mirenjohës, Tanin, duhet ta bëjë në ditëlindjen e tij më 16 tetor”.

Këtij mesazhi Lori i ka kthyer një përgjigje që na ka prekur, por na ka dhënë një mesazh të rëndësishëm: që edhe pas telefonave të personazheve të famshëm që shohim në Instagram, është një njeri real që vuan, gëzon njësoj si të gjithë të tjerët.

Ajo thotë:

Thjesht një mendim që do të doja ta ndaja me ju: Jo çdo gjë që unë ose (ju) bëj duhet të jetë në rrjetet sociale. Fakti që nuk e publikoj nuk do të thotë se nuk e bëj/shoh/ndjej dhe provoj. Të jesh në syrin e publikut për shumë kohë më ka mësuar dhe më ka bërë të kuptoj se çfarë është afër zemrës time duhet të qëndrojë larg nga çfarë nuk është afër zemrës time. Jemi mësuar që çdo ditëlindje të /mamit/babit/ miqve më të mirë t’i urojmë në Instagram dhe gjykojmë çdo marrëdhënie nga mungesa e tyre online. Unë kam qenë një nga këta njerëz dhe nëse ti shqetësohesh për këtë gjë, të lutem merr një moment për të vlerësuar jetën tënde. Unë e dua motrën time njësoj edhe pse nuk e kam uruar që ka lindur Roman-in tim të bukur. Unë isha pranë saj dhe ajo e DINTE, jo bota. Unë gjithashtu e di që sot do të ishte ditëlindja e babit tim. Ai do të bënte 51 vjeç dhe unë kam 11 vite që nuk i jap një puthje “gëzuar ditëlindjen”. Dikush nga ju do ta ndryshonte këtë gjë nëse unë do ta publikoja? Vetëm përceptimi juaj, jo. Dhimbja ime. Unë jetoj me këtë kujtim çdo ditë, prandaj ju lutem mos shpenzoni kohë nga jeta juaj për të bërë dikë të ndihet keq. Ju nuk e dini se çfarë po kalon ai person. Mos i lejoni rrjetet sociale të shkatërrojnë ndjeshmërinë tuaj. Ne jemi të gjithë njerëz në anën tjetër të ekranit”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit