4 milion euro dëmi/ Pronarja e Shpresa Al ia hedh fajin administratores së re: Ajo merret me faturat e shit-blerjes

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.09.2019, 14:26

Një sërë biznesmenësh të njohur në kryeqytet, të akuzuar për evazion fiskal, kanë rënë në pranga.

Mes tyre është edhe Shpresa Joanidhi, administratore e Shpresa Al, bashkshkë-ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin.

Ajo ka rrëfyer se edhe pse ishte paraqitur vetë në komisariat, pas 4 orësh pritje ishte vënë në pranga. Joanidhi ka qenë kandidate për deputete në qarkun e Gjirokastrën, e kandiduar nën siglën e PD.

Administratorja thotë se një vajzë e re është emëruar së fundmi administratore dhe se ajo merrej me faturat e shit-blerjes.

Ajo tha:

Shkova vetë në polici. Nuk e dija për çfarë bëhej fjalë. Prita 4 orë dhe më pas më arrestuan pasi mora vesh se më ishte prerë urdhër-arresti. Unë nuk jam administratore. Është një vajzë e re që ka një javë që është emëruar. Ajo merret me faturat e shit-blerjes.”

15 biznesmenë janë vënë në pranga dhe për 7 prej tyre Prokuroria ka kërkuar lirinë për arsye shëndetësore. Sipas policisë, dëmi i shkaktuar nga informaliteti shkon deri në 4 milionë euro.

Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj ka kërkuar që masën arrest me burg pa afat, ta lehtësojë në një afat 20-ditor për biznesmenët:

Ilia Dimo, Besnik Pelivani, Vangjush Mbirçe, Paqsor Buzi, Astrit Lala, Rabi Kurti. Për Shkëlqim Prodanin është kërkuar masa arrest shtëpie.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit