“Si ta mbrojmë jetën tonë që na e merr bashkia e qytetit tonë që e mbajmë me lekët tona?!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.04.2019, 09:49

Nga Artan Fuga

Unë nuk e di nëse do të kenë të ardhme ose jo ato pistat e improvizuara për biçikleta të rrugëve të qytetit tim që nuk janë për atë punë. Po, hajde nuk po themi gjë. Kur bien këmborët nuk dëgjohen zilkat!

Por, që në disa pika e segmente trotuaret e kalimit të këmbësorëve dhe pistat e biçikletave të mbivendosen mbi njera tjetrën këtë nuk ja kemi borxh njeriu.

Kam tre ditë që kthehem nga puna dhe në dy vende ndonjë biçikletist i rrallë për pak sa nuk më ka thyer njëherë krahun dhe njëherë qafën duke më ardhur e goditur mbi trotuar që ai e konsideron pistën e tij!

O nëpunësa të Bashkisë Tiranë, o të zgjedhur:

Si mund të bëhet, tolerohet, heshtet, kjo që të na rrezikohet jeta në trotuar !

Po na rrezikohet jetën thjesht sepse doni të bëni marrëdhënie publike me jetët tona ! Piar – sikurse i thoni!

PR.

Jo TR por PR!

Po na rrezikon jetën Piari!

Si t’a mbrojmë jetën tonë që na e merr bashkia e qytetit tonë që e mbajmë me lekët tona! Si mundet që pistat e bicikletave t’i mbivendosni me trotuaret e këmbësorëve!

Po mirë, po as një gjë elementare nuk realizojmë dot në këtë qytet që sëpaku të mos përplasim këmbësorin me çiklistin në një pistë tmerri e ngushtë sa një shteg dhish në Himalaja, dhe ku tjetri në mbërmje të vjen nga mbrapa dhe të ngul cepin e timonit të biçikletës në ije a në veshkë, të godet me pedale në pjesën e pasme të gjurit, të ngul rrotën e përparme në kurriz!

Keni sy a mendje, se për shpirt nuk po flasim, apo jo?

Na përzutë nga rruga sepse ja dhatë veturave, tani na përzini edhe nga trotuari sepse u a jepni ca biçikletistëve të rrallë!

Kam dy netë me dhimbje krahu mor ju marrtë e mira ju marrtë!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit