Bllokimi i Rrugës së Kombit, gazetari: Të ngrihet trau, koncesionari vërtetoi dështimin

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 10.01.2019, 13:59

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar bllokimin për disa orë të Rrugës së Kombit si pasojë e reshjeve të dendura të borës. Gjatë këtyre ditëve, ka pasur edhe aksidente në këtë rrugë.

Në një reagim në rrjetet sociale, gazetari thekson se sot kjo marrëveshje koncesionare u dëshmua si forma më e keqe. Rruga u bllokua për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, ndonëse u vendos taksë prej 5 euro për mjetet e vogla për çdo kalim të traut.

Reagimi i plotë i Mentor Kikisë:

Kjo është fytyra e konçensionarëve që kanë marrë tërë shtetin në mirëmbajtje. Rruga e Kombit do të duhej të ishte një test për të treguar se sa e leverdishme është dhënia me konçension e mirëmbajtjes së rrugëve kompanive private. Dhe u dëshmua që është forma më e keqe e mundshme. Me 5 cm borë, autostrada u bllokua disa herë, dhjetëra makina janë aksidentuar, duke u përplasur mes tyre e me parmakët mbrojtjes, duke pësuar dëmtime. Dëshmitë e qindra qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar në segmente të ndryshme tregojnë se nuk ka asnjë lëvizje nga ana e kompanisë mirëmbajtëse. Ky nuk është një dështim vetëm i këtij projekti. Por është dëshmi se marrëveshjet koncensionare me klientët e babëzitur qeveritarë janë vetëm forma zhvatjeje në kurriz të qytetarëve. Ai tra atje para tunelit sot duhet të ngrihet. Të paktën sot. Nuk ka asnjë të drejtë ligjore e morale që ajo kompani sot tu marrë para qytetarëve që kalojnë tërë mundim në atë rrugë. Ndërsa shteti duhet ta menaxhojë vetë tarifën. Qytetarët nuk refuzuan të paguajnë tarifën e rrugës, por në raste të tilla të jetë dikush që të hedhë një dorë kripë."

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit