“Kërriç me Yaris, derrkuc qepe gojën”, Basha del nga vetja në Parlament

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.07.2018, 13:41

Janë ashpërsuar tej mase tonet gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët Taulant Balla e Lulzim Basha nuk i kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Basha e quajti Ballën kërriç me Toyota Yaris dhe i kërkoi disa herë të qepte gojën.

Kreu i demokratëve u shpreh:

Kërriç me Toyota Yaris, derrkuc qepe gojën, qepe gojën! Rilindja ka dalë lakuriq, cullak dhe të gjithë e kanë kuptuar se ajo është një kërmë që mbjell kolerën, kudo ku shkon. Numri 2 i PS është garanti i pastrimit të parave të krimit e mafias”.

Në fjalën e tij, Balla ia ktheu me të njëjtën monedhë, duke i bërë me dije edhe një herë se ka bërë kallëzim penal ndaj Bashës.

Madje, duke folur për Klement Balilin dhe krimin në Shqipëri, Balla tha:

Në vitin 2005-2009, ai Klement Balili që foli Donald Lu-ja, ka qenë juaji, anëtar i partisë tuaj. Në vitin 2013-1015-2017 është bërë anëtar i LSI se deri në vitin 2005 ka qenë miku juaj. Madje, unë kam të dhëna se ata të Toyota Yarisit janë filmuar me ty e kanë qenë edhe sponsorizues të çadrës tënde".

Balla i kërkoi disa herë Bashës të ngrinte kokën e ta shikonte në sy, teksa ky i fundit merrej me telefonin.

Në vijim, teksa mori sërish fjalën, Basha nuk ndalonte së quajturi Ballën "kërriç me Yaris".

Ndërsa përmendi edhe një herë vëllanë e ministritë Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si të inkriminuar në çështje droge.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit