Foli kundër patronazhistëve, protestuesi “kapet mat me sufllaqe” në dorë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.06.2026, 18:54

Një ditë pasi videoja e tij nga protesta u bë virale në rrjetet sociale, i riu që tërhoqi vëmendjen me mesazhin kundër klasës politike ka reaguar përmes një videoje të dërguar në redaksinë e JOQ Albania.

Pas publikimit të videos, ai thotë se është përballur me komente dhe akuza nga profile të ndryshme, ku disa e kanë etiketuar si mbështetës të PS-së dhe të tjerë si mbështetës të PD-së.

Më tej, Bruno tregon se të ardhmen e ka ndërtuar me punën e tij dhe se prej vitesh punon nga 10 orë në ditë për të arritur aty ku është sot.

Ai ironizon komentet që e kanë cilësuar si "sufllaqexhi" apo të "shitur", duke treguar produktet që shet çdo ditë në dyqanin ku punon.

"Tani dua t'ju tregoj, që ky është tasi im i groshës që kam, ndryshe nga ai tasi i groshës që kanë patronazhistët që punojnë për PD dhe PS e për çdo parti", thotë ai në video, ndërsa shfaq mjetet dhe produktet me të cilat siguron të ardhurat e tij.

Sipas tij, qëllimi i daljes në protestë nuk ka qenë interesi personal, por shqetësimi për të ardhmen e vendit dhe të rinjve që po largohen çdo ditë nga Shqipëria.

"Këtë video nuk po e bëj per interesin tim. Interesi im ishte të mos dilja atje në shesh dhe të mos i hapja probleme vetes siç e dinë të gjithë në Shqipëri. Problemi ishte për gjithë Shqipërinë dhe për këtë rini që çdo ditë po marrin rrugët e Europës dhe botës", shprehet ai.

Në fund të mesazhit të tij, Bruno u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë për çështje që, sipas tij, prekin çdo familje shqiptare.

"Hajde të protestojmë të gjithë bashkë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen e familjeve tona, për shëndetësinë që nuk çojmë dot fëmijët në spital, për rendin që s'kemi siguri në rrugë, për shkollat që janë për turp e faqe të zezë. Ju bëni si të doni, deri në 5 jam këtu, pas 5 shihemi te sheshi. Faleminderit!", përfundon ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit