Horror, 35-vjeçarja vret foshnjën e porsalindur dhe ua hedh qenve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.06.2026, 15:10

Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Çeki po hetohet nga autoritetet, pasi pjesë të trupit të një foshnje të porsalindur u gjetën në oborrin e një banese pranë kufirit me Gjermaninë.

Sipas mediave vendase, një grua 35-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë foshnjën e saj menjëherë pas lindjes. Hetuesit po verifikojnë edhe pistën se mbetjet e trupit mund t’u jenë dhënë qenve me qëllim zhdukjen e provave.

Ngjarja u zbulua në qytetin Kynšperk nad Ohří, kur vjehrra e gruas gjeti në oborr një qese plastike ku ndodheshin një dorë dhe një pjesë krahu e një foshnjeje. Pas alarmit, policia dhe ekipet e emergjencës nisën kërkime intensive në zonë, por pa mundur të gjejnë pjesët e tjera të trupit.

35-vjeçarja tashmë përballet me akuza të rënda për vrasje, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Sipas dyshimeve paraprake, ajo mund të ketë lindur fshehurazi dhe më pas t’i ketë marrë jetën foshnjës.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin lokal. Banorë të shumtë janë mbledhur pranë vendit ku u zbulua krimi, duke vendosur lule dhe ndezur qirinj në kujtim të foshnjës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit