Foto e 41-vjeçarit që mori peng shokun! Pamjet e fundit të Koçit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.06.2026, 15:16

Pamjet i përkasin lart momentit të fundit kur Eglant Koçi është filmuar nga kamerat e sigurisë duke lëvizur me motor në Tiranë, ndërsa poshtë shfaqet fotoja e Armand Shakajt, shokut të 34-vjeçarit, i cili dyshohet nga policia si personi që e ka marrë peng dhe më pas ka humbur gjurmët e tij. Policia ka sekuestruar motorin e të riut dhe ka identifikuar disa lëvizje të tij të fundit në qytet, ndërsa kërkimet për Eglantin vijojnë intensivisht në disa zona të Tiranës dhe periferi.

Hetuesit kanë zbuluar se Shakaj mund të ketë pasur ndihmës në veprimet e tij, ndërsa një 25-vjeçar, Enea Zyferi, është arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë ngjarje. Automjeti i përdorur për transportimin e të zhdukurit është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale, ndërsa në të janë konstatuar njolla gjaku që mund të lidhen me Eglantin.

Kontrollet dhe hetimet kanë përfshirë ambientet ku dyshohet se Koçi është mbajtur peng, por deri tani nuk ka gjurmë të tij. Policia vijon operacionet në terren, duke shqyrtuar të gjitha pistat e mundshme, për të zbardhur plotësisht fatin e 34-vjeçarit dhe për të kapur autorin e dyshuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit